Kryeministri anglez, me lajm pozitiv për rikthimin e tifozëve, në stadiume

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, mëngjesin e sotëm ka dhënë lajmin pozitiv se tifozët mund të rikthehen në stadiume që nga muaji tetor.
Rikthimi i tifozëve në stadiume është pjesë e planit për rritjen e testimeve, transmeton Indeksonline.
Deri në muajin nëntor, Qeveria e Anglisë e ka në plan të rrisë numrin e testimeve në ditë deri në 500 mijë teste.
Ngjarjet sportive në Angli që nga muaji mars po luhen pa tifozë./Indeksonline/