Një tjetër talent kosovar, në Zvicër, Marleku shënon golin e parë për Luzernin

Mbrëmë në Superligën e Zvicrës u zhvillua ndeshja midis St.Gallenit dhe Luzernit. Fitues dolën vendësit me rezultat 4:1.
Golin e vetëm për Luzernin e shënoi një kosovar, transmeton Indeksonline.
Bëhet fjalë për talentin 20- vjeçar Mark Marleku, i cili për 33 minuta sa luajti arriti të shënonte një gol.
Ky ishte goli i parë i tij me fanellën e Luzernit. Marleku luan edhe për Kosovën u21./Indeksonline/