Plani i Juventusit: “Shkarkojmë Sarrin, sjellim në pankinë këtë trajner për ta zëvendësuar”

Kryesia e Juventusit është ngopur me dështimet e një pas njëshme të Maurizio Sarrit.
Ultimatumi i fundit për të është ndeshja me Lazion. Në rast se Juventus pëson humbje në atë ndeshje, atëherë Sarri shkarkohet nga posti i trajnerit, transmeton Indeksonline.
Sipas “Daily Telegraph”, emri i parë në listën e Juventusit për ta zëvendësuar Sarrin është Mauricio Pochettino.
Argjentinasi për momentin është trajner i lirë dhe ka shumë oferta në drejtim të tij./Indeksonline/