75 Mall Live Search
16:10 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Labinot Kabashi në shtator i gatshëm për Kosovën, ja kur pritet të debutoj me ekipin e parë të Barcelonës

Mesfushori i talentuar kosovar, Labinot Kabashi nga shtatori do të jetë i gatshëm për kombëtaren e Kosovës.

Gazetari i njohur, Arlind Sadiku përmes burimeve të tij ka mësuar se futbollisti është në formë të mirë fizike dhe po stërvitet rregullisht me Barcelonën B, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, edicionin e ardhshëm Kabashi ka mundësi të mëdha që të debutoj me ekipin e parë të Barcelonës.

20 vjeçarit i është zgjatur kontrata gjatë këtij viti dhe Barcelona e sheh atë si e ardhmja e klubit katalunas./Indeksonline/