75 Mall Live Search
16:52 / E Diele, 19 Korrik 2020 / C E

Lampard aspak mirë kundër Manchesterit si trajner, tri ndeshje po aq humbje

Manchester United dhe Chelsea takohen në ndeshjen gjysmëfinale të Fa Cupës.

Frank Lampard do të jetë kundër Djajve të Kuq për herë të katërt që prej kur ka marrë drejtimin e Bluve.

Por statistikat e tij janë shumë negative kundër skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.

Ish-mesfushori anglez ka zhvilluar tri ndeshje kundër Manchesterit këtë sezon dhe i ka humbur të gjitha.

4-0 në ndeshjen e parë të Premierligës, 1-2 në ndeshjen e EFL Cup dhe 0-2 në ndeshjen e kthimit të Premierligës ishin humbjet e Lampard si trajner ndaj Manchesterit.

Sot, ai e ka mundësinë për të përmirësuar gabimet dhe t’ia siguroj finalen skuadrës së tij.

Kujtojmë se fituesi në finale takohet me Arsenalin që dje ka mposhtur Manchester Cityn. /IndeksOnline/