75 Mall Live Search
20:58 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Juventus – Lazio, publikohen formacionet zyrtare

Juventusi do ta presë në shtëpi skuadrën e Lazios, në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të javës së 34-të në Serie A.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë, shkruan IndeksOnline.

Për këtë ballafaqim, Maurizio Sarri do të jetë pa, Federico Bernandeschin që ka plotësua numrin e kartonëve të verdhë dhe Giorgio Chiellini, Mattia de Sciglio e Sami Khedira që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Lazio nuk mund të llogarisë në, Joaquin Correa, Lucas Leiva, Stefan Lulic dhe Marusic, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Ramsey, Bentancur, Rabiot; Douglas Costa, Higuain, Ronaldo.

Formacioni startues i Lazios: Strakosha; Bastos, Luiz Felipe, Acerbi; Lazzari, Milinkovic-Savic, Parolo, Cataldi, D Anderson; Immobile, Caicedo./IndeksOnline/