75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nicki Minaj e konfirmon, shtatzënë për herë të parë

Së pari erdhi dashuria, pastaj erdhi martesa dhe së shpejti do të vijë një fëmijë i Nicki Minajt.

Të hënën reperja njoftoi përmes llogarive të saj zyrtare në mediat sociale se ajo dhe burri Kenneth Petty janë në pritje për t’u bërë prindër.

Minaj postoi një fotografi ku shihej me barkun e rrumbullakët dhe e veshur vetëm në të brendshme.

Reperja është e njohur për surpriza të tilla, ajo i befasoi fansat në tetor kur ajo postoi lidhje me martesën me Pettyn, një mikun e vjetër të saj.

Muajin e kaluar ajo bisedoi me revistën People për atë se sa shumë e shijon jetën e martuar.

“Kur keni dikë që ndjehet si shoku juaj i shpirtit, ose dikush që ju kupton, kjo thjesht ju bën të ndjeheni sikur jeni në majë të botës”, tha Minaj.

Ky do të jetë fëmija i parë i Minajt./Indeksonline/