KF Vushtrria revolucion total në skuadër, hap konkurs pune nga drejtori ekzekutiv deri te pastruesi

Skuadra e Vushtrrisë, edhe pse ka rënë nga Superliga, e ka ndërmend që të bëjë ndryshime të mëdha në skuadrën e saj.
Ata përveç që kanë hapur një faqe të re, klubi i Vushtrrisë ka hapur edhe një uebfaqe të saj, transmeton Indeksonline.
Po ashtu kanë hapur konkurse pune për shumë vende pune, duke filluar nga drejtori ekzekutiv e deri të pastruesi.
Klubi vushtrrias duket se e ka ndërmend të bëjë ndryshime rrënjësore në ekip. Së shpejti do të fillojnë punimet për renovimin e stadiumit.
Vushtrria do të luajë në Ligën e Parë sezonin tjetër, por nuk pritet të qëndrojë gjatë aty./Indeksonline/