Manchester City merr një vendim për të ardhmen e Aro Muric

Gjiganti kosovar, Aro Muric ka përmbyllur sezonin me ekipin e Nottingham Forest dhe nuk do të vazhdoj, përkundër që sezoni në “Championship” ka mbaruar.
Gazetari i njohur, Arlind Sadiku përmes burimeve të tij ka mësuar që Muric nuk dëshiron të rikthehet tek ekipi i Manchester Cityt më.
Ekipi anglez nuk dëshiron ta shesë gardianin kosovar por ta huazoj në ndonjë klub që të fitoj ende eksperiencë.
Ofertat për Muricin ka nga Anglia, Franca dhe Italia. Muric nuk kaloj një sezon të mirë tek Forest, ku luajti vetëm 5 ndeshje./Indeksonline/