75 Mall Live Search
17:39 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputetët e VV-së kërkojnë ndarjen e 600 mijë eurove për largimin e mbeturinave në Gjakovë

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha së bashku me Arbërie Nagavci dhe Elbert Krasniqi, kanë inicuar amandamentim të Ligjit për Buxhetin e Shtetit 2020.

Ata kanë kërkuar që të ndahen 600.00 euro për largimin e mbeturinave nga Stacioni Transfer i Mbeturina në Gjakovë, shkruan IndeksOnline.

Batusha tha se ky amandament synon që të mundësoj pastrimin e kësaj hapësire.

“Në cilësinë e deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! bashkë me deputetët Arbërie Nagavci dhe Elbert Krasniqi, kemi inicuar amandamentim të Ligjit për Buxhetin e Shtetit 2020.

“Ndarjen e shumës 600,000 euro për largimin e mbeturinave nga Stacioni Transfer i Mbeturina në Gjakovë”

Qëllimi është largimi i mbeturinave nga deponia, rrjedhimisht pastrimi i asaj hapsire dhe ndalja e ndezjes (zjarrvënies) mbeturinave, që po helmon banorët e Gjakovës tash sa javë, por edhe sa e sa vite.

Besojmë që kolegët nga subjektet tjera do t’a mbështesin amandamentit për të ndaluar një katastrof ambientale dhe shëndetësore”, ka shkruar ai./IndeksOnline/