Dashuria për skuadër – basketbollisti i Lakers nuk shkoj në martesë të motrës vetëm që të ndihmoj ekipin e tij

Sezoni i NBA është shumë afër të rifilloj pas një pauze të detyrueshme për shkak të pandemisë. Pjesa e mbetur e sezonit do të zhvillohet në Orlando.
Gjitha ekipet janë vendosur në një pjesë të këtij qyteti dhe po qëndrojnë të izoluara duke u stërvitur dhe mos pasur kontakt fizik me pjesën tjetër të botës, transmeton Indeksonline.
Kjo e ka detyruar futbollistin e Lakers, Alex Caruso që të bëj një sakrificë.
Caruso është detyruar që të mos marrë pjesë në martesën e motrës së tij, vetëm e vetëm që të ndihmojë skuadrën e tij, LA Lakers.
“Megan(motra e tij) është fansja ime numër një”, tha Caruso për ESPN duke treguar që s’do marrë pjesë në martesën e saj./Indeksonline/