75 Mall Live Search
10:41 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Varroset sot biznesmeni, Latif Kryeziu

Familja e biznesmenit kosovar, Latif Kryeziu ka njoftuar për kohën e varrimit të familjarit të tyre.

“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të interesuarit se ceremonia e varrimit e të ndjerit Latif Kryeziu, do të bëhet sot me datën 22.07.2020.

Duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec në Komunën e Malishevës” thuhet në njoftimin e familjes.