Manchester Unitedi kualifikohet në Ligën e Kampionëve nëse fiton 2 pikë por jo nëse fiton 3 pikë

Ndeshjet e fundit në Premier Ligë janë shndërruar në matematikë.
Manchester United po lufton që të siguroj një pozitë në Ligën e Kampionëve, transmeton Indeksonline.
Leicester dhe Chelsea po ashtu janë në garë për të fituar Ligën e Kampionëve. Por, situata është shumë e komplikuar për Man Utd-në.
Nëse “Djajtë e Kuq” fitojnë dy pikë në dy ndeshjet e fundit kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Por, ata e humbasin kualifikimin nëse fitojnë tre pikë në dy ndeshjet e fundit.
Kjo pasi United ndeshjen e fundit do ta ketë pikërisht kundër Leicester. Nëse sonte e mposhtë apo arrin barazim kundër Ëest Hamit, skuadra e Solskjaer me një barazim në ndeshjen e fundit e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Por, nëse sonte fitojnë e në ndeshjen e fundit mposhtën nga Leicesteri, skuadra e Manchester United nuk e arrin kualifikimin./Indeksonline/