75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Marina Britanike krijon Kompaninë e re Speciale Komando, për të goditur armiqtë në zonat më të rrezikshme

Marina Mbretërore Britanike do të krijojë një Kompani të re Speciale Komando, duke përdorur armatimet dhe teknikat luftarake të fjalës së fundit, për të kryer operacione në zonat më të rrezikshme të globit.

Sipas njoftimit të vetë Marinës Mbretërore, rreth 150 pjesëtarë të Marinës dhe Forcave Komando të Ushtrisë do të nisin trajnimin e përbashkët në vjeshtë të këtij viti, për të formuar njësinë e re, që do të nisë punën vitin e ardhshëm.

Grupi elitar ushtarak, do të ketë mundësi të përdorë armatime dhe teknologji nga më modernet në qarkullim. Ata do të punojnë në grupe të vogla të mirëtrajnuar për të realizuar misione luftarake, por edhe humanitare.

“Daily Mail” shkruan se uniformat për këtë njësi speciale do të prodhohen nga NATO, në bashkëpunim me kompaninë amerikane të veshjeve ushtarake “Crye Precision”. Ato do të jenë më të lehta dhe shumë më të forta.