Një futbollist i skuadrës ku luajnë dy shqiptar ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Një lojtar nga FC Basel testoi pozitiv me koronavirus.
Pas konsultimit me shërbimin mjekësor kantonal dhe në përputhje me konceptin e mbrojtjes së Ligës së Futbollit Zviceran, lojtari është i izoluar.
Pjesa tjetër e ekipit testoi negativ dhe nuk kishte nevojë të karantinohej. Ndeshja e sotme ndaj FC St.Gallen 1879 po zhvillohet.
Në skuadrën e Baselit luajnë dy futbollistët shqiptar, Tauland Xhaka dhe Kemal Ademi. /IndeksOnline/