75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / C E

“Dardanët” e kujtojnë Fadil Vokrrin: Legjenda s’vdes kurrë!

“Dardanët” e kanë kujtuar sot legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili pati ndërruar jetë dy vjet më parë.

Tifozët e Kosovës ia kanë dedikuar një supervideo emocionuese futbollistit më të mirë në histori të Kosovës dhe ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në datën e lindjes së të ndjerit.

“FADIL VOKRRI 23.07.1960 – 09.06.2018. Legjenda nuk vdes kurrë! Ai është inspirimi ynë! Ai është udhërrëfyesi ynë! Ai është Fadil Vokrri. Përgjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona”, kanë shkruar “Dardanët”.

Vokrri kishte lindur, më 23 korrik të vitit 1960.

Ai është kontribuuesi më i madh i ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar dhe nismëtari i sukseseve të mëdha të Përfaqësueses së Kosovës.