75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdesin 8 persona nga koronavirusi në Kosovë

8 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në vend.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.