75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Me futboll nuk i ka punët mirë, Mavraj përfshihet në konfliktin Palestinë-Izrael, këta të fundit si llogarit si shtet

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj duket fokusin nuk e ka më tek futbolli.

Mavraj ka bërë një veprim që në Gjermani po quhet skandal, transmeton Indeksonline.

Futbollisti që aktualisht është pjesë e Greuther Furth ka publikuar një fotografi me hashtagun për Palestinën e lirë. Në skicën e shteteve të Izraelit dhe Palestinës, Izraeli nuk është llogaritur si shtet.

Ky postim i Mavrajt ka ngjallur reagime të shumta, sa që ka detyruar drejtoreshën e muzeut “Hebre Franken”, Daniela Eisenstein. Kjo e fundit e ka quajtur të papranueshme sjelljen e Mavrajt dhe e ka quajtur atë “anti-semis” pra që paragjykon dhe urren në fjalë trashigiminë hebreje.

Klubi gjerman është distancuar nga veprimi i Mavrajt. Kurse mbrojtësi shqiptar ka reaguar pas gjithë kësaj buje.

“Nuk e mohova ekzistencën e Izraelit. Përfundime të tilla që unë jam një antisemit janë primiteve në kohët e sotme”, ka thënë Mavraj.

Për mbrojtësin shqiptar nuk është hera e parë që përfshihet në debate fetare./Indeksonline/