Nis seanca e Kuvendit, mungon kuorumi për rezolutën për “Telekomin”

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot vazhdojnë seancën rreth “Telekomit” të Kosovës.
Por, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se për momentin nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare të “Telekomit” të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris.
Seanca vazhdoi debatin për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportojë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi./IndeksOnline/