Futbollisti më i nënvlerësuar në botë, Jordan Henderson, shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premierligën e Anglisë

Jordan Hendersoni është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Premierligën e Anglisë. Kapiteni i Liverpoolit e ka fituar këtë çmim të madh me votat e gazetarëve.
Hendersoni prinë me diferencë votash, duke u vlerësuar për paraqitjen fantastike që kishte këtë sezon.

Kapiteni i Redsit për analistët e futbollit është futbollisti më i nënvlerësuar në futboll. Hendo është kritikuar shumë ndër vite, sidomos pasi Kloppi vendosi ta emëronte kapiten të skuadrës.

Por, nga ardhja e trajnerit gjerman, Hendersoni është një motor në mesfushë, duke qenë fantastik në çdo element.
Hendersoni po ashtu i ka dhënë shpirt skuadrës së Liverpoolit, duke ndërtuar atmosferë fantastike brenda ekipit. Kapiteni anglez i ka mposhtur në garë për këtë çmim bashkëlojtarët e tij, Van Dijk e Mane, si edhe De Bruyne e Rashford./Indeksonline/