75 Mall Live Search
15:52 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Agim Veliu nënshkruan të hënën marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

“Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të hënën, më 27 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.