75 Mall Live Search
09:38 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Luhet java e fundit në Superligë, ndeshje vendimtare për Evropë dhe mbijetesë

Kampioni i Superligës tashme është shpallur edhe zyrtarisht xhiron e kalume dhe është Drita.

Ndërsa sot do të luftohet për një pozitë në Evropian dhe për mbetje në elitë.

Takimi kryesor padyshim mbetet të jetë në kryeqytet, ku Flamurtari do të jetë nikoqir i Gjilanit. ‘Kuqezinjët’ kërkojnë fitore për të mbetur në Superligë edhe për edicionin tjetër, kurse ‘kuqebardhët’ për të siguruar pozitën në një vend për Evropë.

Pozitën për të kërkuar Evropën e kërkon edhe Ballkani ku do të luaj ndaj kampionit të këtij edicioni, Drita, e për të respektuar skuadrën gjilanase, suharekasit kanë vendosur ti bëjnë edhe ‘Gardën e Nderit’.

Luftën për mbijetesë nuk do ta luftojë vetëm skuadra nga kryeqyteti, takim tjetër i rëndësishëm për mbetjen në elitë do të zhvillohet edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do të luaj ndaj Prishtinës, skuadrën e ‘Minatorëve’ vetëm fitorja mund ta shpëtoj për ta siguruar Superligën.

Ndërsa, Drenica kërkon fatin në takimin e fundit ku do të ketë punë me Dukagjinin, skuadra e ‘Hithave’ tashme edhe zyrtarisht nga Superliga kurse ‘kuqezinjët’ i duhet fitore dhe shpreson në gabimin e Flamurtarit dhe Trepçës ’89.

Ndeshje aq me pak e rëndësishme nuk do të jetë as në Drenas, ku Ferizaji i dorëzuar do të jetë mysafir i Feronikelit, e skuadrës së ‘Industrialistëve’ i duhet së paku një barazim për të siguruar mbetjën në elitë, ndryshe rrezikon mbijetsën në Ligë. Kurse ndeshje e cila do të zhvillohet vetëm për nder do të jetë Vushtrria – Llapi.

Të gjitha këto takime do të zhvillohen nga ora 17:00.