Mustafa vlerëson rolin aktiv të ShBA-së për dialogun, thotë se përkrahje duhet dhënë edhe për Hotin e Thaçin

Lideri i LDK-së,Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke.
Mustafa tha se pati një bisedë me Skender Hysenin ku theksoi se dialogu është krejtësisht politik dhe rezulton në marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke.
Madje ai tha se në procesin e dialogut duhet dhënë përkrahje të fuqishme kryeministrit Hoti,Qeverisë, Presidentit si dhe gjithë mekanizmave që e qojnë përpara këtë proces politik, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë
Sot kisha një bisedë telefonike me z. Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog. Shpreha përkrahjen time dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke. Se dialogu është krejtësisht politik dhe rezulton me marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke.
Poashtu është për tu vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, z. Hyseni me z. Philip Reeker, Asistent Sekretar Kyesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut.
Në këtë proces duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryeministrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror që e qojnë përpara këtë dialog politik. Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç. IM