75 Mall Live Search
22:26 / E Diele, 26 Korrik 2020 / C E

‘Shpërthen’ ish-lideri i Plisave: Nga sot kurrë më në stadium për Prishtinën

Në pjesën e parë luajtën futboll. U duk se futboll do të luajnë edhe pas golin të epërsisë në minutën 62.

Por, pas këtij goli, Prishtina e Armend Dallkut që krenohej me lojën korrekte lëshoi bajrakun.

Lojtarët kryeqytetas krijuan autostradë për mitrovicasit, të cilëve golin ua mohonte çdo 2-3 minuta Visar Bekaj.

Portieri hero deri në ato momente, e luajti rolin e të lënduarit për të mos u bërë komedian. U largua nga fusha. 89shi me këtë rast kreu obligimin, shënoi golat e lehtë që priteshin për çdo çast.

Kështu pas kësaj shfaqje, ish-lideri i Plisave, Albert Kastrati ka shkruar se nuk do ta sheh më Prishtinën përdersa në klub qëndron kjo kryesi.

Më poshtë, postimi i Kastratit:

Une prej sot deri sa osht kjo kryesi ne KF Prishtina kurre mo ne stadion nuk hi, e kom qu gjysen e jetes mas Prishtine as me familje tem skom nejt, bisnezin tem e kom lon ne dur te puntorve kurr pa shku tu nga mas Prishtine , permi 200 vepra ne polici veq per Prishtinen kemi majt edhe burg per Prishtinen e shum e shum sene, po nuk jom pyshman per kurgjo, amo me ket loj kryesia e klubit drejtorat trenrat automatikisjt duhet me dhan dorheqje, deri kta nuk e bojn ket sen un klubin e zemres nuk e kqyri mo , kush do qe ka bo dollovere ishalla zoti ne thmi ja kthen

Ps: sjom kunder Trepqes89 qe ka met lig , po jom kunder Prishtines qe ja ka lshu lojen.