75 Mall Live Search
23:07 / E Diele, 26 Korrik 2020 / C E

Presidenti i Dritës: Do të bëjmë pesë transferime, kemi buxhet mbi 1 milion

Presidenti i Dritës, Valon Murseli është tejet i lumtur për triumfin e skuadrës së tij në Superligën e Kosovës.

Murseli theksoi se skuadra e tij e ka emocionuar shumë dhe i ka bërë të lumtur.

“Jemi emocionu shumë. Jemi të lumtur për këtë sukses përsëri”, tha fillimisht Murseli për Sports Show.

Më pas ai theksoi se është i lumtur me trajnerin dhe kapitenin e skuadrës.

Për trajneri s’kemi çka të flasim, ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Nuk është e lehtë të jesh trajner i Dritës, pasi ka shumë presion. Asnjë trajner s’ka mujt me mbajtë këtë presion për 1 vjet, ndërsa për Limanin (kapitenin) na ka gëzuar shumë për rinovimin dhe suksese në vazhdimësi”, përfundoi ai.

Ai në fund foli edhe për transferimet që klubi do t’i bëjë para ndeshjeve të Evropës.

“Do të mundohem t’i transferojë ata lojtarë që i ka kërkuar trajneri, Ardian Nuhiu, minimum pesë lojtarë. Këtë edicion kemi shpenzuar 1 milionë euro, ndërsa do të mundohemi që edicionin tjetër do të bëjmë buxhetin 1.2 milionë euro”, përfundoi ai.