75 Mall Live Search
23:43 / E Diele, 26 Korrik 2020 / C E

Juventusi privatizon Serie A, KAMPION për herë të nëntë radhazi

Juventusi është shpallur kampion i Serie A për herë të nëntë radhazi dhe për herë të 36-të në histori.

Zonja e Vjetër këtë sukses e arriti pasi mposhti Sampdorian me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 36-të.

Golat për Juventusin i shënuan Ronaldo në minutat shtesë të pjesës së parë dhe Bernandeschi në minutën e 67-të.

Ronaldo në fund të ndeshjes humbi edhe një penallti.

Kështu, dy javë para fundit, Juventusi është ne vendin e parë me 83 pikë, shtatë më shumë se Interi që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/