75 Mall Live Search
16:56 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrare: Ky është orari i ndeshjes finale mes Prishtinës dhe Ballkanit në Kupën e Kosovës

Pasi nuk arritën ta sigurojnë daljen në Europë përmes renditjes tabelare në Superligë, Prishtina dhe Ballkani do e kërkojnë këtë përmes Kupës.

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do jetë ndeshja e fundit për këtë sezon në futbollin kosovar, me fituesin që do t’i bashkohet Gjilanit në ndeshjet parakualifikuese në Ligën e Europës.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar vendin dhe kohën se kur do zhvillohet kjo finale.

“Ndeshja finale e Kupës së Kosovës mes FC Prishtinës dhe Ballkanit do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 17:45”, ka thënë Salihu për ‘Zeri.info’.

Për shkak të situatës epidemiologjike, ndeshja nuk do të zhvillohet në mbrëmje.