75 Mall Live Search
16:57 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tahiri tregon se si do të shpërndahen gjysmë milionë maska në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka treguar se si do të shpërndahen gjysmë milionë maska në Kosovë.

Përmes një postimi, Tahiri tha se qysh nesër maskat do të shpërndahen në 38 komuna të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kjo shpërndarje do të bëhet në bazë të kriterit të popullsisë për komunë dhe sipas urgjencës që e përcakton Ministria e Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Gjysmë milion maska do të shpërndahen në 38 komuna të Kosovës!

Sot së bashku me Ministrin e Shendetësisë, z.Armend Zemaj kemi bërë të ditur se që nga nesër do të bëhet shpërndarja e 500.000 maskave, 30.000 dezinfektuesëve, 5000 kominosheve dhe 10.000 mantilave në 38 Komuna të Republikës së Kosovës.

Kjo shpërndarje do të bëhet në bazë të kriterit të popullsisë për komunë dhe sipas urgjencës që e përcakton Ministria e Shëndetësisë.

Edhe njëherë falënderoj Prof. Arianit Shehun për angazhimin e tij, popullin e Jordanisë dhe oborrin mbretëror të Mbretit Abdullah për ndihmën gjeneroze që na ofruan!