75 Mall Live Search
20:21 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vetura godet një qytetar në qendër të Prishtinës

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Një i tillë ka ndodhur në orët e pasditës së sotme në qendër të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur tek vendi i njohur si Lesna, në afërsi të Katedrales Nënë Tereza, ku një veturë e ka shkelur një qytetar.

Indeksonline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe njësitë të Policisë së Kosovës.

Ende s’dihet se cila është gjendja e personit që u godit nga vetura./Indeksonline