75 Mall Live Search
10:57 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dje u largua nga Dukagjini, Drin Hodaj flet për të ardhmen e tij dhe ofertat që ka

Portieri i njohur, Drin Hodaj gjatë ditës së djeshme lajmëroj se nuk do të jetë më pjesë e KF Dukagjinit

Hodaj në një prononcim për Sporti në Indeksonline ka folur për ofertat që ka.

“Në bisedime jam me disa skuadra, po pres edhe oferta tjera. Kam biseduar me disa skuadra të ligës së parë edhe të Superligës po ende s’ka asgjë zyrtare”, u shprehë ai fillimisht.

Image may contain: Drin Hodaj, stadium and outdoor

Tutje, portieri i njohur tregoj se e ka në plan që karrierën e tij ta vazhdoj jashtë vendi vitin tjetër.

“Pranoj oferta serioze për skuadra evropiane pas këtij viti ose 6 muaj, mendoj ta vazhdoj në ndonjë skuadër jashtë vendit”, përfundoj Hodaj./Indeksonline/

Image may contain: sky, outdoor and nature