75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Regjisori kosovar: Serbia po i bën disa filma për luftën në Kosovë, kurse ne paçim pasul edhe për sivjet!

Filmat në të shumtën e rasteve bazohen në ngjarje të vërteta, por në vendin tonë mungojnë të tillët për paraqitjen e luftës së fundit në Kosovë.

E, për këtë ka reaguar regjisori i njohur kosovar, Ben Apolloni përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Ai ka përmendur shembullin se si Serbia po investo në një film që kushton rreth 40 milionë euro për të propaganduar me ngjarjen qe luftësn në Kosovës, ndërsa në vendin tonë ky lloj i filmave konsiderohet demode.

“Po flitet se Serbia do të investoje në një film rreth 40 milion euro për të propaganduar “të vërtetën” e saj mbi luftën në Kosovë.

Kurse ne, qe e kemi vuajtur terrorin e shtetit te Millosheviqit, filmat me teme lufte i konsideronim demode.

Të vërtetën nga gënjeshtra e ndane edhe një film. E, shteti Serb po i bën disa filma. Kurse ne, paçim pasul edhe për sivjet!”, ka shkruar regjisori në postim./Indeksonline/