75 Mall Live Search
20:23 / E Martë, 28 Korrik 2020 / C E

CAS zbulon nëntë skuadrat angleze që e tradhtuan Cityn, kërkuan që të dënohet

Manchester City ishte dënuar me dy sezone mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe me 30 milionë euro gjobë.

Por ky vendim u hodh poshtë nga CAS duke lejuar të luaj në garat evropiane dhe u dënua me vetëm 10 milionë euro për mos bashkëpunim me UEFA-në.

Por skuadrat tjera angleze kishin kërkuar që skuadra e Guardiolës të dënohet dhe që të mos i falet dënimi.

CAS konfirmon se 9 klube i kanë shkruar atyre në mars duke u kërkuar që të mos e heqin ndalimin evropian të Man City ndërsa skuadra apeloi.

9 klube ishin Arsenal, Burnley, Chelsea, Leicester, Liverpool, Man Utd, Newcastle, Spurs dhe Wolves. /IndeksOnline/