Një ditë para finales, Qeveria ndalon të gjitha aktivitetet sportive

Një ditë para finales së Kupës së Kosovës në futboll, qeveria ka marrë një sërë vendimesh në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Me vendimet e reja ndalohet çdo aktivitet sportiv në ambiente të mbyllura dhe të hapura në tërë territorin e Republikës.
Fatmirësisht, finalja nuk rrezikohet pasi vendimi hyn në fuqi me 30 korrik, shkruan Indeksonline.
“Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj“, thuhet në njoftimin e qeverisë. /IndeksOnline/