75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Veseli: Është kohë tjetër kjo, kur jemi të obliguar t’i respektojmë masat dhe ta ruajmë njëri-tjetrin

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ish-kryetari i Kuvendit, njëherit lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar besimtarët myslimanë.

Ai ka thënë se për shkak të pandemisë sot s’mund t’i urojmë nga afër prindërit e familjarët, derisa as besimtarët s’mund të falen në xhami.

Ky është postimi i plotë:

Shumë nga ne, sot nuk do të mund t’i urojmë nga afër prindërit, familjarët, të afërmit, miqtë.

Dhe as besimtarët nuk do të mund të falen në xhami.

Është kohë tjetër kjo, kur jemi të obliguar t’i respektojmë masat dhe ta ruajmë njëri-tjetrin.

Të tjerë, sot kanë dhimbje shumë të mëdha, sepse kanë humbur më të dashurit e tyre në betejë me Covid-19.

Le të shpresojmë që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe me sa më pak vuajtje.

Gëzuar Festën e Bajramit, me lutjen që ditë më të mira të vijnë për të gjithë dhe që secili të ketë paqe e begati.