20:13 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rrahja brutale e të rinjve në Mitrovicë/ Intervistohen 3 persona, 2 përfunduan në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Mitrovicës.

Një rrahje brutale ka ndodhur mes disa personave, ku ka edhe të lënduar.

Në lidhje me këtë rast ka dhënë detaje për Indeksonline, zëdhënësi i policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Sipas të njëjtit, dy persona nga rrahja kanë pësuar lëndime, ku kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, derisa policia po interviston tre persona si të dyshuar.

“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona tjerë kanë kërkuar tretman mjekësor”.

Ai tutje ka thënë se rasti është duke u trajtuar për të vazhduar me hetimet e mëtejshme./Indeksonline