75 Mall Live Search
14:13 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Afrim Tovërlani vazhdon kontratën me Feronikelin

Afrim Tovërlani ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën me Feronikelin.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga vet klubi nga Drenasi, nëpërmjet një komunikate për media.

Tovërlani pritet të jetë në krye të Niklit edhe për së paku një vit.

“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtaret e klubit.Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadre pretendonte për titull, kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku deshirojme ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilit viteve të fundit janë mësuar më titujt e kupa”, përfundoj Toverlani.