Zemaj,Policia dhe Inspektorati aksion në Fushë-Kosovë, monitorohet zbatimi i masave anti-COVID
Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin Sanitar dhe Lokal janë duke zhvilluar një aksion në të gjithë Kosovën për të monitoruar nga afër zbatimin e masave të vendosura nga institucionet e vendit anti-COVID.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me zyrtarët policorë dhe inspektorët po ndjekin nga afër situatën e respektimit të masave në komunën e Fushë-Kosovës, raporton Indeksonline.
Inspektimet po bëhen thuajse në të gjitha lagjet dhe lokalet e kësaj komune.
Cak i inspektimet thuhet të jenë lokalet të cilat nuk po respektojnë rregulloren e ministrisë.
Duhet përkujtuar që ministri Zemaj është aktiv edhe jashtë ditëve të rregullta të punës, duke monitoruar nga afër gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19./Indeksonline/