Willian refuzon rinovimin me Chelsean, po shkon te rivali i tyre

Wiilian ka hedhur poshtë një ofertë nga Chelsea për të rinovuar kontratën edhe për dy sezone.
Madje braziliani si duket ka vendosur për të ardhmen e tij, shkruan Indeksonline.
Sipas “Fabrizio Romano”, 31 vjeçari është i gatshëm të bashkohet me Arsenalin me një kontratë katër vjeçare.
Skuadra është në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt.
Willian do të vazhdoj ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve dhe do të bashkohet me skuadrën e Artetas si futbollist i lirë. /IndeksOnline/
