Arbëria vazhdon me transferimet e reja, tani edhe Donat Kaçiun

Skuadra simpatike, Arbëria që këtë vit promovohet në Superligë nuk po ndalet me transferimin e lojtarëve të rinj.
Sot, Arbëria na ka njoftuar edhe me një transfer të ri që është portieri, Donat Kaçiu, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Arbërisë përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare:
“Mirësevjen Donat Kaçiu
KF Arbëria blindon porten me ardhjen e portierit Kaçiu.
Kaçiu ishte pjesë e skuadres së Gjilanit dhe së fundmi përfaqësonte skuadren Ferizaji!
Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur transferimin e portierit Kaçiu. Ata së bashku u dakorduan në suksese dhe në arritjen e objektivave.”