Besiktas zyrtarizon trajnerin e njohur të Serie A-së
Gjiganti turk, Besiktas ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Vincenzo Italianon, i cili do të provojë një aventurë të re jashtë Serie A-së dhe futbollit italian.
Italiano, nënshkroi kontratë dyvjeçare me Besiktasin, ku do të menaxhojë edhe yjet shqiptarë si Milot Rashica dhe Kristjan Asllanin.
Ai ka pasur sukses në Serie A me Bolognën, ku fitoi Kupën e Italisë vitin e kaluar si dhe dërgoi Fiorentinën në dy finale të Conference Leagues./IndeksOnline/

