75 Mall Live Search
23:22 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zbulohet se çfarë i tha Messi shokëve të skuadrës pas pjesë së parë

Skuadra e Barcelonës arriti që të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e mposhti Napolin.

Me tre gola të shënuar dhe një të pësuar, Barcelona arriti plasmanin në çerekefinale, shkruan IndeksOnline.

Messi ishte autori i golit të dytë për Barçën, madie ai u kap nga kamerat duke folur me shokët e skuadrës se si ta mposhtin Napolin.

Kjo ishte biseda e Messit me shokët pas pjesë së parë me avatazh prej dy golave.

“Ne kemi një avantazh prej dy golash, le të mos jemi memecë. Le të luajmë të qetë”, i kishte thënë Messi shokëve të tij.