Zyrtare: Llapi transferon sulmuesin e njohur nga Mali i Zi
Llapi nuk po ndalet me transferime në këtë afat kalimtar.
Qendërsulmuesi nga Podgorica, Sava Gardasevic është transferimi i 9-të i ekipit nga Podujeva, transmeton Indeksonline.
27 vjeçari ka mbi 100 ndeshje me skuadrat e malit të Zi dhe shumë gola të shënuara.
Në të kaluarën Gardasevic ka luajtur edhe për kombëtaren u19 të Malit të Zi./Indeksonline/