75 Mall Live Search
17:25 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veliu viziton ARC-në, i vendosur në luftimin e formave të ndryshme të korrupsionit dhe ruajtjen e të dhënave të qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu vizitoi sot Agjencinë për Regjistrim Civil ku u prit nga kryeshefi i këtij Agjencioni, Bekim Hoxha.

Ministri Veliu u njoftua për së afërmi për mbarëvajtjen e punëve të ARC-së, dhe sfidat që janë duke i kaluar stafi punonjës i ARC-së, në përballimin e fluksit gjatë kësaj periudhe.

“ARC çdo ditë është duke bërë ndryshime në avancimet e sistemeve si dhe lehtësimin e proceduarave në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.Kryeshefi i këtij Agjencioni, Hoxha njoftoi se nga sot, ka filluar projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve dhe të pasaportave deri në vitin 1999. Ky projekt, është vazhdimësi e digjitalizimit të të dhënave të ARC-së dhe bashkë me projektin e sistemit të termineve “online”, qytetarëve po u lehtësohet procedura e kryerjes së shërbimeve”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Veliu shprehi vendosmërinë e tij për luftimin formave të ndryshme të korrupsionit dhe ruajtjen e të dhënave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Në fund të kësaj vizite ministri Veliu u shpreh i kënaqur me menaxhimin e punëve që janë duke u bërë në këtë Agjenci, dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për mbajtjen e rendit dhe aplikimin e masave mbrojtëse në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19./Indeksonline/