Të enjten vazhdimi i seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që seanca e radhës të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00.
Seanca në fjalë do të ketë 8 pika të rendit të ditës, transmeton Indeksonline.
Rendi i ditës
5. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,
6. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,
7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,
8. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
9. Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
11. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,
12. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,