Sonte mbylluni në shtëpi dhe anuloni çdo plan, zhvillohet ndeshja e madhe mes Barcelonës dhe Bayern Munchenit

Çerek-finalja e tretë e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sonte mes Barcelonës dhe Bayern Munchenit nga ora 21:00 në stadiumin “Estadio da Luz”.
Katalunasit edhe pse patën një sezon të vështirë e me shumë probleme, sonte hyjnë me motivin më të madh, transmeton Indeksonline.
Bavarezët shihen si favorit të mëdhenj por nuk pritet të kenë punë të lehtë sonte.
Bayern Munchenit do t’i mungoj Benjamin Pavadi për shkak të një lëndimi. Kurse tek katalunasit mungojnë Umtiti dhe Arthur Melo.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luaj kundër fituesit të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Lyon./Indeksonline/