Durim Berisha, djali që premton shumë për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës

Durim Berisha po vazhdon të tregojë sukses të lartë në Gjermani.
Qendërmbrojtësi kosovar, po dhuron paraqitje fantastike me klubin e VBF Homberg, shkruan IndeksOnline.

Tani, Berisha ka firmosur kontratë të re me klubin SC Wiedenbruck, ku do të luajë një ligë më lartë.
Sipas “Tansfer Market” Vlera e futbollistit kosovar është 50 mijë euro, kjo pasi ai po konsiderohet si një talent i madh në klubin e tij.


Pritet që edhe Kosova ta ftojë në ndeshje e ardhshme, kështu Berisha të kontribuojë për Ekipin U21 të vendit tonë.