75 Mall Live Search
09:14 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Danimarka po investon miliona euro që të kthej në shtëpitë e tyre imigrantët jo të rregullt që vijnë në Ballkanin Perëndimor

Qeveria Daneze është duke përkrahur një projekt milionësh që të rikthej në shtëpitë e tyre imigrantët jo të rregullt që vijnë në Ballkanin Perëndimore nga vendet e Lindjes së Mesme apo tjera vende.

Ky projekt po përkrahet poashtu edhe nga Gjermani, Austria, Holanda dhe BE-ja, transmeton Indeksonline.

Me anë të këtij projekti, imigrantët jo të rregullt që po qëndrojnë në Ballkanin Perendimorë po ndihmohen të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Imigracionit, Mattias  Tesfaye ka thënë se kufijtë e Evropës nuk janë të hapur për imigrantët jo të rregullte.

“Mijëra imigrantë janë duke qëndruar në vendet e Ballkanit. Ata duan të shkojnë në veri por kufijtë e Evropës nuk janë të hapur. Nuk imigracion të lirë. Prandaj ne po investojmë 15 milionë që të rikthejmë në mënyrë vullnetare në shtëpitë e tyre, Lindje të Mesme ose Pakistan apo nga do që vijnë”, u shprehë ai.

Ky projekt që po mbështet edhe nga vendet tjera të Evropës, deri më tani ka kthyer në shpitë e tyre 1500 migrantë që kaë qëndruar në vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia./Indeksonline/