Rrahje në Prishtinë, arrestohen tetë persona – konfiskohet një pistoletë dhe një thikë

Dje në orët e mëngjesit në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes 8 personave.
Policia ka arrestuar të gjithë pjesëmarrësit dhe nga dy të dyshuar ka konfiskuar një pistoletë dhe një thikë, transmeton Indeksonline.
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/