Përfshihet nga zjarri një veturë në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga zjarri në lagjen ‘Ulpiana’ të komunës së Prishtinës.
Për fat të mirë zjarri në veturë është arritur të lokalizohet dhe të shuhet.
Si pasojë e kësaj nuk raportohet për të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente.

Madje sipas lexuesve të Indeksonline ishte një qytetarë ai i cili reagoi shpejtë dhe përmes një bombole arriti të ndihmojë vozitësin që të shuajë zjarrin./Indeksonline/
