75 Mall Live Search
22:55 / E Diele, 16 Gusht 2020 / C E

ManchesTERRI i Europa League, Sevilla në finale

Sevilla është finalisti i parë i Europa League për sezonin 2019/20.

Spanjollët në gjysmëfinale kanë mposhtur Manchester United me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Djajtë e Kuq kaluan të parët në epërsi në minutën e nëntë të ndeshjes me golin e shënuar nga penalltia të Bruno Fernandes.

Rezultatin e barazoi Suso në minutën e 26-të pas një pakujdesie të madhe në mbrojtjen e United.

Golin e fitores për Sevillën e realizoi Luka de Jong në minutën e 78-të. Edhe kësaj here faji ishte në mbrojtjen e anglezve.

Sevilla kështu kalon në finale për  herë të gjashtë në histori të Europa League. Në pesë rastet e para gjithmonë ka dalë fitues, madje tri herë radhazi. /IndeksOnline/